Rruga mbeti e bllokuar

Rruga mbeti e bllokuar

Në afërsi të Pallatit të Drejtësisë është shembur dheu në rrugë dhe paraqet rrezik për zhvillim të trafikut.

Inspektorët komunalë për ndërtim kanë vendosur shirita sigurues dhe rruga mbetet e bllokuar derisa të evitohet rreziku.

Rasti është raportuar dje rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se ka arrestuar pronarin e objektit që ka shkaktuar rrezikun e përgjithshëm.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet në mbajtje për 48 orë./21Media