Struktura u rrëzua vetëm disa minuta pasi filloi mësimi

Struktura u rrëzua vetëm disa minuta pasi filloi mësimi

Të paktën shtatë fëmijë kanë vdekur pasi u shemb një klasë e një shkolle në kryeqytetin Kenyan, Nairobi.

Sipas zyrtarëve, struktura prej druri në Shkollën e Mesme “Precious Talent” u rrëzua vetëm disa minuta pas fillimit të mësimit të hënën, transmeton rtv21.tv.

Dhjetëra nxënës të tjerë raportohet të jenë bllokuar. Shërbimet e urgjencës janë në vendin e ngjarjes.

Shpëtimtarët thuhet se kanë pasur vështirësi për të arritur në shkollë për shkak të turmave të mëdha që janë mbledhur aty pranë./21Media