Ura ishte ndërtuar në vitin 1935

Ura ishte ndërtuar në vitin 1935

Një vajzë 15 vjeçare u mbyt pasi ura e një lumi në jug-perëndim të Francës u rrëzua të hënën, duke përmbysur një makinë, një kamion.

Sipas ekipit të zjarrfikësve, katër persona u shpëtuan, por disa të tjerë ekziston frika se kanë humbur pas rrëzimit të urës Mirepoix-sur-Tarn.

Ura lidhi qytetet Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, 18 milje në veri të qytetit të Toulouse, në jug-perëndim të Francës.

Sipas raporteve lokale, viktima 15 vjeçare kishte qenë në një makinë me prindërit e saj në kohën e shembjes.

Shumë këmbësorë, përfshirë edhe nxënësit e përdornin këtë urë.

Ura Mirepoix-sur-Tarn, 492 metra e gjatë dhe 16m e gjerë, thuhet se mirëmbahet nga këshilli i qarkut dhe është ndërtuar në vitin 1935 me rinovim në vitin 2003./21Media