Rasti po hetohet

Rasti po hetohet

Një 15-vjeçare dhe një shofer kamioni vdiqën pas shembjes së një ure në Francën jug-perëndimore. Dy automjete ranë në lumin Tarn,  në veri të Toulous, kur ura afër Mirepoix-sur-Tarn u shemb dje rreth orës 08:00.

Pesë persona të tjerë pësuan lëndime të rënda, përfshirë dy shpëtimtarë dhe banorë të cilët u munduan t’i shpëtonin viktimat, shkruan BBC, transmeton rtv21.tv

Vajza po udhëtonte me veturë me nënën e saj kur ura u shemb, sipas zyrtarëve. Nëna e saj u tërhoq nga uji nga kalimtarët.

Një kamion po ashtu ra në ujë dhe trupi i shoferit u gjet pas një operacioni kërkimi me helikopterë dhe dhjetëra personel të shërbimeve të urgjencës.

Dëshmitarët i thanë BBC në Toulouse se një autobus shkolle kaloi andej në më pak se një minutë para se të shembej ura. Rasti po hetohet.

Prej kohësh ekziston shqetësimi për gjendjen e urave të vendit./21Media