45 vjet shërbim të plotë, të të sëmurëve, jetimëve dhe të varfërve duke ofruar dhe kërkuar ndihma për ta në mbarë botën, kanë bërë që shqiptarja Gonxhe Bojaxhiu te këtë ndikim pozitiv dhe të ndryshojë jetën e mijëra njerëzve.

E një fat të tillë ka përjetuar edhe aktorja e njohur hollivudiane Penelope Cruz. Ajo në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi nga arkiva me “Shën Nënë Terezën”.

“Në kujtim të kësaj gruaje të mrekullueshme dhe të kohës që kalova me të. Më ka ndryshuar jetën.”,  ka shkruar ajo poshtë fotografisë.

Ajo ka marrë shumë komente pozitive nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale./21Media