Shën Valentini po afron, RTV21 sjellë disa ide për dhuratat që mund t’i bëni partnerit

Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt.
Pra, është dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.
Prandaj nëse ju ende nuk e keni gjetur ose menduar dhuratën për të dashurin apo të dashurën tuaj, rtv21.tv iu sjellë disa ide të cilat janë përgatitur nga Liridona Bujupaj.
Liridona e cila merret me dekorimin e dhuratave që nga viti 2016, ka treguar se edhe ky Shën Valentin ka shkuar si gjithë të tjerët.
Ajo ka theksuar se vajzat janë më të kujdesshme për të bërë dhurata ndërsa meshkujt janë më detajista.
”Gjinia femërore kanë dëshirë të bëjnë dhurata me foto dhe me mesazhe. Ndërsa gjinia mashkullore përveç mesazheve, dërgojnë edhe çokollada dhe arinjë të vegjël”, ka thënë Bujupaj për rtv21.tv.
Kjo e fundit ka treguar edhe procedurën e përgatitjes së disa dhurateve për Shën Valentin.
Femra ju mund t’i bëni dhuratë partnerit tuaj një kartolinë dhe një pako ku janë të vendosura fotografitë e juaja.

Ndërsa, ju meshkuj mund ta surprizoni të dashurën tuaj me një kavanoz prej qelqi, në të cilën janë të vendosura disa arsye se pse e dashuroni partnerën tuaj.


Duhet të theksojmë se edhe lulet janë dhuratë e qëlluar për partnerën tuaj.




Shën Valentini e ka marrë emrin nga një shenjtor i famshëm. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë.
Perandori Klaudius II atëkohë e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.
Kur Klaudiusi e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.
Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin ”nga Valentini yt”./21Media

Back to top button