Roman i përkthyer në disa gjuhë botërore

Roman i përkthyer në disa gjuhë botërore

Ndërkombëtar të librit në Paris, që u hap pardje, ka gjetë vend edhe romani i Jusuf Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (QUI REISTE A LA PESTE RESISTE AU DIABLE), i botuar nga botuesi i njohur parisien “L’Harmattan” në përkthimin e Odette Marquet.

Romani i Buxhovit në frengjisht ka pasur dy promivime të sukseshme në Paris si dhe tri ribotime brenda një kohe të shkurtër në Francë.
Në Panairin e Librit, autori Buxhovi, është prezentuar në kuadër të një përzgjedhjeje të 70 autorëve europianë në frengjisht, ku janë përfshirë edhe pesë autorë shqiptarë: E. Basha, S. Bashota, A. Vinca dhe I. Zajmi.
Romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, i botua në vitin 1982, krahas dhjetra ribotimeve, është përkthyer edhe në sllovenisht (1990), serbisht (1986) dhe është në përkthim e sipër edhe në italisht dhe anglisht./21Media