Ju prezantojmë tri prej tyre

Ju prezantojmë tri prej tyre

Një mal me fatura për të paguar, jeta sentimentale shkon si mos më keq, performanca në punë nuk i pëlqen eprorëve, asgjë për të veshur, asnjë ditë pushim…të gjithë jemi gjendur të paktën një herë, a më shumë, përballë këtyre situatave, të cilat çojnë tek një emër i përbashkët: Stresi. Megjithatë keni menduar ndonjëherë se stresi mund të varet edhe nga shenja juaj e horoskopit? E sigurt që për tri shenjat e mëposhtme vlen kjo gjë.

Gaforrja

Të lindurit e shenjës së Gaforres u druhen shumë ndryshimeve që mund t’u sjellë e tashmja apo e ardhmja. Ata kanë gjithmonë frikë se mund t’u ndodhë diçka e keqe, si rrjedhojë pushtohen lehtësisht nga ndjenjat e ankthit dhe stresit.

Akrepi

Akrepët janë më skeptikët e horoskopit. Ata janë shumë kërkues me veten dhe për këtë arsye nuk duan të zhgënjejnë kurrë pritshmëritë që krijojnë tek të tjerët. Por, pesha e presionit në gjithë këtë kakofoni skepticizmi e nevoja për përsosmëri godet rëndë gjendjen e tyre emocionale.

Bricjapi

Edhe pse Bricjapi është një ndër shenjat më të organizuara të horoskopit, i cili nuk e humbet kurrë kontrollin dhe ka gjithmonë një plan rezervë për të përballuar çdo ndryshim të së tashme dhe të ardhmes, duket se lufta e tij për të mos rënë pre e stresit është e kotë.