Osteoartriti dhe reumatizmi janë sëmundje autoimunitare që shfaqen te gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet

Osteoartriti dhe reumatizmi janë sëmundje autoimunitare që shfaqen te gishtat, gjunjët, këmbët dhe kyçet

Osteroartriti njihet gjerësisht si një sëmundje e dhimbshme që prek kryesisht mosha e vjetra. Dobëson kockat dhe strukturën lidhëse mes tyre, duke shkaktuar dhimbje dhe vështirësi në ecje apo lëvizje.

Rreth 75% e të moshuarve sipas mjekëve, kanë në një moment të caktuar të jetës shenja të osteoartitit ose artritit. Kjo sëmundje degjenerative prek veçanërisht kyçet e duarve apo të këmbëve, duke dëmtuar edhe kërcet e tyre.

Është një nga format më të përhapura të artritit dhe shfaqet si pasojë e plakjes së strukturës kockore. Pavarësisht kësaj, shenja të ndryshme osteoartritit vihen re edhe tek mosha më të reja të cilët shpesh nuk diagnostikohen në kohë.

Duke e kthyer këtë në një problem shumë serioz për shëndetin e të gjithë organizmit.

Osteoartriti te të rinjtë mund të shfaqet që në të 20-tat e hershme dhe sigurisht edhe më vonë. Ndërsa mosha mesatare në të cilën kockat nuk arrijnë të rigjenerohen më është mbi 55-vjeç. Te të rinjtë kjo sëmundje prek kryesisht gjunjët dhe pjesën e këmbëve.

Mund të shkaktohet si pasojë e dëmtimeve të jashtme, ushtrimit të presionit duke mbajtur pesha të rënda apo obezitetit. Simptomat fillojnë që nga deformimi i pjesës së prekur nga osteoartriti.

Një tregues tjetër i sëmundjes gjithashtu është nëse përjetoni shpesh bllokime apo dridhje të gjymtyrëve apo mesit. Veçanërisht nëse këto bllokime apo dhimbje nuk ndalojnë edhe pasi pushoni për një kohë të gjatë apo merrni ndonjë ilaç qetësues.

Nëse këto dhimbje janë të vazhdueshme dhe periodike, kujdesuni të vizitoheni tek një mjek ortoped.

E rëndësishme është të mbani një peshë trupore të duhur që do të thotë të mos jeni mbipeshë për gjatësinë dhe përmasat e trupit tuaj, pasi obeziteti është një rrezik i vazhdueshëm në shfaqjen e sëmundjes.

Gjithashtu kini parasysh të mos ushtroni shumë presion mbi gjymtyrët tuaj, evitoni peshat e rënda dhe ushtrimet e renda fizike. Nëse dhimbjet vazhdojnë edhe pasi keni ndryshuar stilin tuaj të jetesës, këshillohuni me mjekun për një diagnozë më të specializuar edhe nëse jeni në moshë të re.