Simptomat e sëmundjeve të ndryshme

Simptomat e sëmundjeve të ndryshme

Shumë probleme shëndetësore din të jenë shumë të fshehta– ato mund të duken si diçka e thjeshtë duke mos u vërejtur se sa të rrëzikshme mund të jenë.

Mjekët thonë se sa më parë njerëzit të mësojnë se nga çka vuajnë, aq më i lehtë do të jetë trajtimi, dhe në disa raste, diagnozat e hershme në të vërtetë mund të shpëtojnë jetën tuaj.

Një gjuhë e skalitur është një situatë ku skajet e gjuhës duken si kore të byrekut dhe në thelb, do të thotë se gjuha po bëhet më e madhe se nofulla e poshtme. Në qoftë se nuk keni pasur një traum të nofullës, kjo gjendje zakonisht shkaktohet nga enjtja. Enjtja mund të jetë rezultat i disa gjërave, dhe disa mund të rregullohen lehtësisht pa vizituar një mjek si, për shembull, dehidratim.

Sidoqoftë, nëse jeni duke përjetuar simptoma të tjera, si dhembje, dhimbje barku, rënie të flokëve, presion të ulët të gjakut dhe mavijosje, mund të jetë një shenjë e një çrregullimi tiroide.

Linjat e zeza në thonjtë

Nëse vëreni ndonjë ndryshim në strukturën ose ngjyrën e tyre, atëherë ju duhet të merakoseni. Linjat vertikale të errëta janë njëra prej tyre dhe ato mund të jenë një shenjë e melanomës.

Errësim dhe trashje e lëkurës

Nëse vëreni copëza kafe ose të verdhë, që janë pak të enjtura dhe që ndjehen si kadife, shfaqen në zonat si nën sqetull ose qafë, mos e injoroni këtë. Mund të jetë një shenjë e rezistencës ndaj insulinës dhe patjetër që duhet ta kontrolloni këtë më shpejt sepse kjo  mund të çojë në diabet tip 2.

 

Një puçërr që nuk shërohet

Normalisht puçrat shkaktohen nga poret e bllokuara. Sidoqoftë, nëse keni një puçërr të vogël “me perla”, e cila thjesht nuk ikën me javë të tëra dhe fillon me lehtësi të ketë gjakderdhje, duhet ta kontrolloni pasi mund të jetë një shenjë e një karcinoma të qelizave bazale. Edhe pse tingëllon e frikshme, ky lloj kanceri i lëkurës është më pak i rrezikshmi, ai nuk përhapet dhe mund të mjekohet relativisht shpejt, veçanërisht nëse diagnostikohet herët.

Dhimbje në gisht

Gishtat e trashë dhe të ndjeshëm mund të jenë një shenjë e kancerit të mushkërive. Kur zhvillohen tumoret e mushkërive, ato lëshojnë disa kimikate në rrjedhën e gjakut që stimulojnë rritjen e indeve nën thonjve dhe në majë të gishtave, duke shkaktuar dhimbje. Nëse ndjeni trashje dhe ënjtje në gishta, kontrollojeni, është gjithmonë më mirë të jesh i sigurt.

Sy të enjtur

Të errëtat në sy janë zakonisht rezultat i çështjeve të jetesës. Kur nuk flemë sa duhet, kemi një dietë të dobët ose një mënyrë jetese jo të shëndetshme, indi yndyror rreth syve tanë ndryshon dhe lëkura jonë bëhet më e hollë. Ju duhet të keni  kujdeseni më të shtuar për veten tuaj./21Media