Mos i anashkaloni këto shenja!

Mos i anashkaloni këto shenja!

Vitamina C është shumë e rëndësishme për ta mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm dhe për të funksionuar siç duhet. Ju duhet ta merrni sasinë e duhur të vitaminës C, sepse për dallim nga vitaminat tjera, vitamina C nuk qëndron gjatë në trupin tuaj. Mungesa e vitaminës C mund të çojë në zvogëlimin e kualitetit të jetës dhe të çojë në simptoma problematike. Sidoqoftë, vitamina C mund të fitohet nëse ia shtoni dietës suaj.

Këto janë shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C:

1.Mishi i dhëmbëve gjakon apo është i ënjtur

Vitamina C është fundamentale për shëndetin e mishit të dhëmbëve. Nëse nuk po e merrni sasinë e mjaftuar, mund të keni infektim të gingivës (indi i cili rrethon dhëmbët). Por, nëse kujdeseni mjaftueshëm për higjienën dentale dhe ende vuani nga gjakosja dhe ënjtja, merrni vitaminë C. Shkencëtarët thonë se femrat duhet të marrin rreth 75 mg vitaminë C gjatë një dite, ndërsa për meshkujt rekomandohet rreth 90 mg në ditë (nëse jeni duhanpirës edhe 35 mg ekstra), transmeton rtv21.tv

2.Flokët janë të brishta dhe bien shpejt

3.Keni dhimbje të shpeshta të nyjeve

Dhimbjet e nyjeve janë shenjë e mungesës së vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidues i fuqishëm dhe mungesa e saj në trupin tuaj mund të çojë në inflamacion, çka ndikon që t’ju dhembin nyjet.

Dhimbjet e nyjeve trajtohen me shumë vështirësi, kështu që nëse merrni vitaminë C në baza ditore, do t’ju ndihmojë shumë.

4.Sëmureni shpesh dhe imuniteti juaj ka rënë

Nëse sëmureni shpesh, apo keni gripa, infeksione, ndoshta imuniteti juaj ka rënë. Vitamina C stimulon prodhimin e qelizave të bardha, që luftojnë sëmundjet e ndryshme. Nëse sëmureni vazhdimisht, kjo nënkupton që imunitetin e keni të dobët dhe ju duhet ta rrisni atë duke marrë vitaminë C.

5.Keni shtuar në peshë dhe ndjeheni të lodhur

Nëse nuk keni pasur ndonjë ndryshim madhor në stilin e jetesës, por keni shtuar peshë, mbase mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës C. Studimet shfaqin lidhjen mes nivelit të ulët të vitaminës C dhe peshës së lartë. Vitamina C ju ndihmon të djegni kalori, përcjell rtv21.tv

Nëse po flini mjaftueshëm, por ndjeheni të lodhur gjatë ditës, kjo tregon se nuk keni marrë mjaftueshëm vitaminë C. Lodhja është një nga simptomat që shfaqet nga mungesa e vitaminës C në trupin tuaj. Do të ndjeheni më mirë nëse merrni më shumë vitaminë. Hani kivi, në vend se të pini 10 filxhana kafe./21Media