Lexoni me kujdes këto shenja

Lexoni me kujdes këto shenja

Përderisa psikologët thonë se besimi duhet të jetë themeli i një lidhje të fortë dhe të pjekur, disa njerëz mund të dyshojnë te partneri i tyre, për shkak të së kaluarës traumatike ose për shkak të pasigurive të tyre. Imagjinojeni partnerin tuaj me ndonjë person tjetër, kjo ndoshta do t’ju çmendë, prandaj merrni frymë lirshëm dhe vlerësoni se a është diçka për të cilën duhet të shqetësoheni.

Lexoni me kujdes këto shenja, sepse tregojnë nëse keni partner të besueshëm:

1.Janë të sinqertë me ju për çdo gjë

Në një lidhje të pjekur, partnerët duhet t’i ndajnë të gjitha lajmet me njëri-tjetrin dhe jo vetëm ato të këndshmet. Nëse e kuptoni se partneri juaj nuk ju tregon as gënjeshtra të bardha, mund të jetë shenjë se ai/ajo është i besueshëm dhe ju e shihni atë si një person që ju mund të besoni në të. Partneri e di se lidhja është e aq fuqishme saqë do ta gjeni rrugëdalje në çdo situatë.

2.Tregojnë përkushtim për lidhjen

Çdo lidhje ka baticat dhe zbaticat, por partneri juaj nuk duhet të zhduket në momentin e parë kur keni ndonjë problem. Nëse partneri juaj është i gatshëm të flasë me ju dhe nuk ju injoron kur gjërat vështirësohen, kjo është shenjë se partneri është i përkushtuar në lidhje dhe se kujdeset vetëm për ju. Të jeni të sigurt se partneri do të bëjë çdo gjë që lidhja të funksionojë, transmeton rtv21.tv

3.Ndjenjat e tyre janë konsistente

Nëse dikush është i duhuri për ju, zëri juaj i brendshëm do të tregojë se është i duhuri. Nëse ndjenjat e partnerit nuk ndryshojnë dhe nuk vuan nga ndryshimi i disponimit, janë të sigurt se jeni një.

4.Mundohen maksimalisht që lidhja të funksionojë

Në fillim të lidhjes, partnerët janë të gatshëm të komunikojnë me njëri-tjetrin, që lidhja të funksionojë. Sidoqoftë, nëse keni qenë bashkë për një kohë të gjatë dhe entuziazmi nuk u zhduk, është shenjë se partneri juaj ju sheh si dikë me të cilin mund ta imagjinojë të ardhmen. Dhe asnjë pengesë nuk do ta ndalojë këtë lidhje.

5.Janë realë dhe emocionalisht të hapur me ju

Disa njerëz janë të pasigurt në lidhje kur ata flasin hapur me personin tjetër. Nëse partneri juaj ndan pakënaqësitë dhe pasiguritë me ju, është shenjë se do të jetë i lidhur emocionalisht me ju dhe se është i etur për ju.

Nëse partneri juaj është i padisponueshëm emocionalisht, më mirë është të bisedoni me të dhe kështu ju nuk do të krijoni distancë.

6.Nuk xhelozojnë

Ndjenja e xhelozisë lind nga pasiguria, jo vetëm për veten, por edhe për lidhjen. Partneri juaj gjithashtu mund të projektojë mendimet dhe dëshirat e tyre mbi ju dhe të dyshojë në ndjenjat tuaja.

Një lidhje e shëndetshme duhet të jetë e ndërtuar në besim dhe nëse partneri juaj nuk xhelozon, është shenjë se ndihen të sigurt dhe të kënaqur me atë se si po shkojnë gjërat./21Media