Katër shenjat që tregojnë se jeni duke u përgjuar

Katër shenjat që tregojnë se jeni duke u përgjuar

Telefonat, sidomos ata të mençur janë lehtësisht të përgjueshëm në ditët e sotme.

Me metodat ose pajisjet e duhura ju mund të bini pre e përgjimit. Për t’u siguruar, nëse telefoni juaj është duke u përgjuar, mësoni disa nga shenjat shenja që tregojnë se persona të tjerë janë duke ju “spiunuar”.

Bateria e celularit nis të harxhohet pa u përdorur

-Bateria fillon të harxhohet më shpejt se zakonisht edhe në rastet kur është e re dhe e papërdorur shumë.

Telefoni nxehet

-Nëse telefoni juaj nxehet edhe nëse nuk është duke u përdorur. Telefoni mund të jetë duke u shfrytëzuar pa njohurinë tuaj.

Mesazhe të koduara

Nëse merrni një mesazh në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të valëve, ky mund të jetë tregues i transmetimit të të dhënave te një person i tretë.

Dëgjoni zërat paralel kur jeni duke biseduar

Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkak mund të jetë edhe pajisja, të cilën një person i tretë mund të jetë duke përdorur për të përgjuar telefonin tuaj./21Media