Shënohen dy viktimat e para në Itali

​Italia vendi evropian më i prekur nga koronavirusi

Kina ka raportuar rënie të numrit të viktimave nga koronavirusi të shtunën, por ky virus ka shënuar rritje në Korenë Jugore si dhe 10 raste të reja janë paraqitur në Iran.

Të prekurit nga koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje të frikshme gjatë kësaj të shtune. Siç raportojnë me mediat italiane deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në 45, ku 36 raste janë në Lombardi ndërsa 9 të tjerë janë regjistruar në Veneto.

78 vjeçari është vërtetuar zyrtarisht se është viktimë e koronavirusit dhe ka qenë banues në provincën e Padovës në rajonin e Venetos

Për viktimën tjetër, një grua pritet të dalin rezultatet e analizave për të konfirmuar zyrtarisht. Ajo banonte në Lombardi.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha përmes Twitter se rastet që nuk janë të lidhura me Kinën janë shqetësuese si dhe bëri thirrje nga të gjitha vendet për gatishmëri.
Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Shifrat e fundit nga Kina tregojnë për 2,260 njerëz të vdekur dhe mbi 75,000 të infektuar. Koronavirusi është përhapur edhe në pjesën tjetër të Azisë, Evropë, SHBA dhe Afrikë. Aktualisht nuk ka vaksinë për të./21Media

Back to top button