Tahiri: Ata u bënë themeli i Lirisë, Pavarësisë dhe shtetit tonë

Tahiri: Ata u bënë themeli i Lirisë, Pavarësisë dhe shtetit tonë

Qyteti i Vushtrrisë sot ka shënuar Ditën e Dëshmorëve, ku janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve por edhe është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të sakrificës së tyre për liri.

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës, bashkë me familjarë, përfaqësues të institucioneve si dhe shoqata të dala nga lufta, janë bërë Homaxhe të varrezat e dëshmorëve, si dhe është mbajtur akademi përkujtimore.

Në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të Dëshmorëve, kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri, në fjalën e tij theksoi se mënyra më e mirë për të realizuar idealet për të cilat ranë dëshmorët është që të punojmë në ndërtimin e një shteti i cili trajton drejtë të gjithë qytetarët.

“Në këtë ditë jemi bëtë të gjithë bashkë, pa dallim partie a feje, sepse dëshmorët janë të të gjithëve. Ata u bënë themeli i Lirisë, Pavarësisë dhe shtetit tonë. Mënyra më e mirë për ta realizuar shtetin e ëndrrave dhe idealeve të tyre është të punojmë dhe ta bëjmë vendin tonë  më të mirë dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët, ku asnjë qytetar nuk mbetet pas”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa për luftën dhe rënien e dëshmorëve, ka folur kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, dega në Vushtrri, Gëzim Zuçaku./21Media