Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj

Armata e Republikës së Maqedonisë sot shënon 25 vjet nga formimi i saj

Solemniteti qendror është paralajmëruan për sonte në orën 19:00 në stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, në prani të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, vetëqeverisjeve lokale, ambasadave, shoqatave civile etj.

Në solemnitet, sipas paralajmërimit nga Zyra për marrëdhënie me opinionin e ARM-së dhe MM-së, janë paralajmëruar fjalime të presidentit Gjorge Ivanov dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ku më pas do të dekorohen komandantët për trajnim dhe doktrina, batalioni për nderime dhe batalioni i katërt i mekanizuar këmbësorik nga brigada e parë e mekanizuar këmbësorike.

Në fillim të festimit qendror nga kazerma “Ilinden” do të kryhet qitje nderi 10 zbrazje pushkësh nga armë artilerike.

Solemnitetit qendror i paraprijnë edhe seri aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Butel në Shkup shumë delegacione me nderime ushtarake do të vendosin kurora me lule në varrezat e partizanëve, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish-presidentit Kiro Gligorov dhe në varrin e gjeneral Mihaillo Apostolski.

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, ndërkaq, nga ora 9:00 deri në orën 19:00 do të hapet ekspozitë tërë ditoren e mjeteve luftarake, teknikë dhe pajisje ushtarake e ARM-së. Gjatë ekspozitës do të kryhen edhe stërvitje nga ana e pjesëtarëve të regjimentit për qëllime speciale, batalioni për nderime dhe qendra për trajnim dhe trajnim të qenve.

Më 18 gusht të vitit 1943 në Sllavej Pllanina, në rajonin e Debarcës, u formua batalioni “Mirçe Acev”, i cili konsiderohet si formacioni i parë i organizuar ushtarak i LNÇ-së të Maqedonisë. Dita e formimit të batalionit konsiderohet si ditëlindja e ARM-së, shkruan TV21./21Media