Shënohet 60-vjetori i themelimit të Bashkimit Evropian

Apostolova tha se BE-ja është e përkushtuar ndaj të ardhmes së Kosovës

Shefja e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalya Apostolova, me rastin e shënimit të 60-vjetorit të formimit të BE-së, tha se BE-ja është e përkushtuar ndaj të ardhmes së Kosovës.

Ajo vlerësoi se idetë e traktatit të Romës, jehojnë fuqishëm edhe pas 60 viteve të themelimit.

Ndërsa ambasadori i Italisë, Piero Sardi tha se traktati i Romës përcaktoi komunitetin ekonomik për Evropë dhe sipas tij formati i tanishëm i BE-së, ka tejkaluar ndasitë dhe dallimet.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj theksoi se BE-ja pa Ballkanin është e mangët, sikurse Ballkani pa Evropën.

Sipas saj, BE-ja duhet të mundësojë lirinë e lëvizjes edhe për qytetarët e Kosovës, në mënyrë që të hyjmë në mesin e të barabartëve.

Back to top button