Shënohet 73- vjetori i persekutimit të shqiptarëve në Çamëri

Këtë vit janë mbushur 73 vite nga masakrat greke ndaj popullit shqiptar në Çamëri

Për këtë përvjetor do të ketë aktivitete të cilat do të sjellin në kujtesë këtë ngjarje të rëndë për shqiptarët në këtë rajon. Për këtë Shoqata “Çamëria”, ka organizuar këtë vit në Kosovë aktivitet, akademi përkujtimore dhe ekspozitë.

Mustafë Haziri, nga Shoqata “Çamëria”, tha se çështja çame tani është problem ndërkombëtar. “Kjo çështje është futur në rend dite në organizmat ndërkombëtare. Në aspektin shkencor po organizohen aktivitet të ndryshme”, tha ai.

Haziri tha se është momenti i fundit që institucionet në Shqipëri dhe Kosovë të angazhohen më shumë për Çamërinë. “Politika shqiptare duet të jetë avokate ndaj kësaj çështje”,tha ai.

Kurse Arta Rexha, tha se të rinjtë po involvohen në aktivitetet ndaj Çamërisë. “Këtë vit po fillojmë përgatitje për organizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kombin e atdheun”, tha ajo.

Sipas saj të rinjtë po sjellin ide për atdhedashuri dhe secili po jep kontributin e vet.

Për këtë përvjetor sot në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Prishtinë , do të përkujtohen masakrat greke mbi popullatën çame.

Back to top button