22 maji - Dita Botërore e Biodiversitetit

22 maji – Dita Botërore e Biodiversitetit

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është përkujtuar nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

22 Maji si Dita Ndërkombëtare e Biodiversitetit ka temë kryesore globale integrimin e biodiversitetit dhe i kushtohet mbështetjes së njerëzve dhe jetesës së komuniteteve.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkë organizim me MASHT-in, Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Komunën e Dragashit, OJQ-të mjedisore, si: “Finch”, “Era”, “Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve-Vier Pfoten” dhe “Paqja me Natyrën”, do të shënojnë këtë festë mjedisore në kampingun “Limth”, në hapësirat e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Shënimi i kësaj dite më rendësi të veçantë për mjedisin nis në orën 12:00.