Shënohet dita e komunitetit rom

​Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës së kryeministrit, sot me një konferencë ceremoniale feston Ditën e Komunitetit Rom

Konferenca është paraparë të fillojë në ora 11:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Përndryshme, 8 Prilli njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Komunitetit Rom dhe te ne sivjet shënohet një ditë më herët.

Për herë të parë dita e komunitetit rom është vendosur në vitin 1971 në Londër, së bashku me flamurin dhe himnin Rom.

Back to top button