Para 74 vjetëve ishte emëtuar programi i parë

Para 74 vjetëve ishte emëtuar programi i parë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Radios. UNESCO e ka shpallur këtë festë për të promovuar radion si medium dhe të gjitha mundësitë që ajo ofron.

13 shkurti është zgjedhur pasi në këtë datë, në vitin 1946, Radio e Kombeve të Bashkuara ka emëtuar programin e parë.

Ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon kishte thënë se radioja argëton, edukon, informon, si dhe ndihmon në popullarizimin e ndryshimeve demokratike në të gjithë globin.