Operacioni do të zgjasë një orë

Operacioni do të zgjasë një orë

Sot më 4 prill për shënim të Ditës Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.

KFOR-i dhe Policia e Kosovës, do të zhvillojë një aksion të përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive.

Sipas njoftimit për media nga MFSK, ky operacion do të zhvillohet së bashku me njësitet përkatëse të FSK-së, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në poligonin e demolimeve të KFOR-it, në Rahovec, (në rrugën Rahovec-Drenovc i Zatriqit).

Operacioni do të fillojë nga ora 10:30 deri 11:30.