Shënohet Dita ndërkombëtare e vullnetarizmit

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 Dhjetor shënohet në gjithë botën

“Solidariteti dhe puna vullnetare është traditë në Kosovë dhe një gjë e tillë po ringjallet gjithnjë e më shumë”.

Kështu u tha sot me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të vullnetarizmit, në të cilën morën shumë të rinj vullnetarë, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini duke folur për vullnetarizmin, tha se janë duke bërë përpjekje që të nxirret një koncept-dokument në mënyrë që të nxitet puna vullnetare dhe jo të ngulfatet.

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rini në kuadër të MKRS-së, Feim Hoxha inkurajoi të rinjtë për punën vullnetare, teksa përmendi disa prej iniciativave të ministrisë në shërbim të rinisë dhe vullnetarizmit.

Shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Jan Braathu duke folur për ndihmën vullnetare për Shqipërinë e prekur nga tërmetit javën e kaluar, tha se solidariteti dhe puna vullnetare është traditë në Kosovë. Për këtë ai tha se vullnetarizmi në Kosovë po ringjallet më shumë.

Kreu i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Shahin u shpreh se çelësi i vullnetarizmit është platforma që do të hartohet nga Qeveria.

Sipas tij, kjo do t’i shërbejë shumë komuniteteve që kanë nevojë për punë vullnetare.

Back to top button