Vdiq një paciente 85-vjeçare nga Tirana

Vdiq një paciente 85-vjeçare nga Tirana

Në Shqipëri është shënuar viktima e 7 nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se sonte (26 mars) ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, thuhet në njoftimin e ministrisë./oranews