LCD ka pësuar një rënie prej 21 për qind

LCD ka pësuar një rënie prej 21 për qind

Prodhuesit LCD deri më tash kanë shitur 44 milionë televizorë në tre mujorin e parë të këtij viti.

Kjo megjithatë paraqet një rënie prej 21 për qind, përkatësisht rënie prej 8,4% në nivel vjetor.

Kompania analitike WitsView sugjeron se periudha kyçe gjatë Vitit të Ri kinez ishte nën pritjet. Ajo sugjeron se gjatë tre mujorit të dytë shitja globale e televizorëve LCD do të ketë rritje prej 8%, derisa prognozon se në vitin 2017 do të ketë shitje prej 219 milionë televizorë LCD.

Kur janë në pyetje prodhuesit, në top 5 listë gjenden Samsung (10,1 milionë dërgesa të pajisje TV), LG (6,4 milionë), TCL (2,8 milionë), Hisense (2,5 milionë) dhe Sony (2,1 milionë).

http://rtv21.tv/shenon-renie-shitja-e-televizoreve/
Facebook Comment