Shërbimet sekrete spiunojnë përkrahësit e Gulenit

Majzier ka thënë se kjo është e papranueshme dhe se s’do të lejohet spiunimi i qytetareve

Gjermania ka denoncuar raportet se janë spiunuar përkrahësit e lëvizjes së Gylenit në Gjermani nga ana e shërbimeve sekrete turke.

Ministri i Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Tomas de Majzier ka thënë se kjo është e papranueshme, shkruan rtv21.tv

“Ky raport nuk vjen si një surprizë e plotë për mua. Ne i kemi thënë disa herë Turqisë se diçka e tillë është e papranueshme. Pa marrë parasysh se çfarë pozite dikush mund të ketë në lëvizjen Gylen, këtu zbatohet ligji gjerman dhe qytetarët nuk do të lejohen të spiunohen nga vendet e huaja.”, tha Majzier.

Ministri Gjerman Majzere paralajmëroi se personat të cilët zbulohen se kanë kryer shërbime spiunimi do të humbin leje qëndrimin në gjermani.

“Aktivitetet e spiunimit në tokën gjermane janë veprime kriminale dhe nuk do të pranohet nga ne. Kjo vlen për çdo vend të huaj dhe për çdo shërbim të zbulimit. Kjo është arsyeja pse aktivitetet e tilla janë duke u monitoruar nga Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës. Këto veprime mund të kenë pasoja. Çdo vend duhet të regjistroi punonjësit e saj të shërbimit të inteligjencës bashkë me ne. Nëse përtej kësaj njerëzit aktivizohet në veprime të tilla ata e humbin lejeqendrimin në Gjermani”, tha ai.

Këto komente ministri i brendshëm gjerman i bëri pas takimit me homologun e tij austriak Volfgang Sobotka./21Media

Back to top button