Shërbimi Korrektues kërkon paga të njëjta me Policinë

Të pakënaqur me Ligjin për Paga

Pakënaqësitë me projektligjin e pagave ka bërë që oficerët e Shërbimit Korrektues të gjitha burgjeve të Kosovës të protestojnë para Qeverisë ku kanë kërkuar ngritje të koeficientit nga 1.85 në 2.2.

Me pankarta “Ndal diskriminimin ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës” dhe “Kërkojmë koeficient të njëjtë me Policinë e Kosovës”, oficerët ju kanë bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi të mos e nënshkruajë ligjin për paga.

Kryetari i Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj, ka thënë se ata janë anashkaluar vazhdimisht dhe se janë viktimë e njerëzve, siç i cilëson ai të paditur.

Ai i bëri thirrje ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri që të kthejë vëmendjen  kah Shërbimi Korrektues, pasi dhe ata meritojnë trajtim më të mirë dhe jo të lobojë vetëm për gjykatësit dhe prokurorët.

Ndërsa, nënkryetari i kësaj sindikate, Frashër Raci i paraqiti disa kërkesa të tyre që janë rritja e koeficentit dhe pagesa e rrezikshmërisë.

Më 2 shkurt, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për Pagat. Teksti në përgjithësi më amendamentet e propozuara në Projektligji për pagat në sektorin publik u votua me 63 vota pro asnjë kundër dhe një abstenim.

Back to top button