Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë

Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate e kanë lëshuar sallën ku po mbahen seanca plenare. Ky reagim erdhi pasi që nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti nuk ua dha fjalën.

Ai madje i tha deputetit të Nismës, Bilall Sherifi se nuk mund t’ia jap fjalën pas çdo diskutimi.

“Jo nuk ka replikë e ka kryer ministri, zotëri ministër e ke fjalën, por nuk ka pas ministrit, jo nuk ka, nuk ka hiq, rregullore është…Kush do me fol t’i do me bë replikë a, ose a ta ka përmendur kush emrin, rri bre burrë”, tha Haliti.

E Sherifi i tha nënkryetari të Kuvendit, se rregulloren e interpretojnë ndryshe ai e ndryshe kryetari i Kuvendit.

“Çdo deputet ka të drejtë përpos emrit edhe kur t’i referohet kësaj apo atij, ka të drejtë replike”, u shpreh ai.

Në anën tjetër edhe deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se me rregullore të Kuvendit ka të drejtë të bëjë replikë.

“Po me rregullore të Kuvendit është”, tha Haxhiu.

E tek i gjithë ky debat erdhi pas shqyrtimit të parë të projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, ku u kërkuar që përveç përfshirjes së ditëve të pushimit, të dënuarve që qëndrojnë në burgje t’u lejohet edhe pakoja ushqimore.