Sherifi thotë se reagimi i shoqërisë për fotografinë dëshmon pjekuri

Sherifi thotë se reagimi i shoqërisë për fotografinë dëshmon pjekuri

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi sot në emisionin  “Click” në RTV 21,  foli edhe për fotogafinë e publikuar nga Flora Brovina ecila sipas saj ishte dëshmi e krimeve të serbve në Kosovë, përcjell rtv21.tv.

Sherifi e publikimin e saj e quajti si fakeqësi të madhe, megjithatë sipas tij vet reagimi i shoqërisë kosovare rreth kësaj fotoje dëshmon se Kosova  nuk do të përdorë mekanizma fals për të dëshmuar krimet e luftës.

Ai e bëri një krahasim mes Kosovës dhe Serbisë, ku tha se kjo e fundit ka përdorur mekanzima të kundërta, sipas tij Serbia me mashtrime po tenton t’i heshtë krimet e luftës dhe ka filluar t’i mohojë ato e këtë gjë Bilalli tha se e pranon edhe shoqëria serbe duke mos reaguar.

Sa i përket Kosovës ai tha se pas reagimit që kanë bërë lidhur me foton kanë dëshmuar pjekuri./21Media