E godet me kaçavidë

E godet me kaçavidë

Sherri mes dy taksistëve në Vlorë ka sjellë plagosjen me kaçavidë të njërit prej tyre.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen “24 Maji” pranë stacionit të trenit në Shqipëri.

“Si pasojë e konfliktit është dëmtuar dyshohet me kaçavidë shtetasi K.B., 44 vjeç, banues në Vlorë , i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Policia ka kapur autorin, shtetasin A.P 40 vjeç dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./oranews