Limaj ka thënë se si fëmijë ka bërë shumë sherre

Limaj ka thënë se si fëmijë ka bërë shumë sherre

I ftuar në emisionin “1 kafe prej shpisë” ka qenë deputeti  i Kuvendit të Kosovës Fatmir Limaj i cili ka treguar më shumë për jetën e tij.

Ecja ose dalja në natyre është një nga kënaqësite e tij ndërsa noti ka qenë hobi i tij.

Ai ka thënë se si fëmijë ka qenë i lazdruar dhe ka bërë shumë sherre, shkruan rtv21.tv

Sa i përket gabimeve ai ka thënë se të gjithë gabojnë dhe se njerëzit  jane të lindur mëkatar por ai tha se  nuk beson që ka bërë ndonje gabim që mund të jëtë pengi i shpirtit.

Në pjesën e kuzhinës ai thotë se nuk dinë të gatuaj dhe nuk ka tentuar asnjëherë.

Nga muzika Limaj pëlqen  rokun dhe folklorin ai ka vequar grupet si  “Gjurmët”, “Minatorin”, “Trix”, “Ilirët” dhe të tjerë.

Në videon e mëposhtëmë Limaj ka rrëfyer sherrin më të madh që ka bërë kur ai ka qenë fëmijë/21Media