"Kevin De Bruyne është në nivel më të lartë"

“Kevin De Bruyne është në nivel më të lartë”

Ish-trajneri i Tottenhamit, Tim Sherwood ka vënë në pyetje reputacionin e mesfushorit, Christian Eriksen.

Eriksen është i lidhur me një kalim te Reali këtë muaj.

Sherwood ka krahasuar Eriksenin me De Bruyne dhe nuk mendon se danezi është në të njëjtin nivel.

“Kemi biseduar për Eriksenin para ndeshjes. Mendojmë se është një yll botëror, i cili do të jetë në nivelin e njëjtë ku do që të transferohet. Kevin De Bruyne është në nivel më të lartë, mund të luaj në çdo ekip, mirëpo është në Manchester City. Është shumë i rëndësishëm në ekip”, deklaroi ai.