Shet barna me afat të skaduar, arrestohet i dyshuari

Prokuroria jep detaje rreth barnatores në Kamenicë që punonte pa licensë

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se ka kërkuar masë paraburgimi për një person me dyshimin se ai ka shtiur barna me afat të skaduar.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 22 shkurt 2019, në komunën e Kamenicës, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, pas kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, u konstatua se i dyshuari B.K., ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit, të cilat janë të dëmshme për shëndet.

Gjithashtu, i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar veprimtari farmaceutike, në atë mënyrë që edhe përkundër asaj që i njëjti me profesion është ekonomist, pa kualifikim adekuat profesional ka ofruar shërbime farmaceutike.”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Sipas Prokurorisë dyshoet se personi në fjalë të ketë kryer veprat penale, ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’ dhe ‘’Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button