Një "dhurues" sperme në Holandë është bërë baba i 102 fëmijëve pasi ka shitur spermën në 11 klinika të ndryshme

Një “dhurues” sperme në Holandë është bërë baba i 102 fëmijëve pasi ka shitur spermën në 11 klinika të ndryshme

Në Holandë një dhurues sperme është në qendër të investigimit pasi është kuptuar se ai është bërë baba i 102 fëmijëve pasi ka shpërndarë spermën në 11 klinika të ndryshme, shkruan rtv21.tv.

Dhuruesit e spermës duhet të nënshkruajnë një marrëveshje se nuk do të shesin spermën e tyre në klinika të ndryshme, që me ligj caktohet se një person mund të jetë baba i më së shumti 25 fëmijëve, mirëpo personi në fjalë nuk i ka përfillur rregullat, duke mos u ndalur vetëm me një klinikë, por duke vazhduar edhe me 10 tjera të tilla.

Personi tani po ndiqet penalisht. Deklarata e tij ishte “Unë vetëm dëshiroj t’i bëj njerëzit të ndihen mirë. Nuk ishte qëllimi im që të bëhem baba i sa më shumë fëmijëve”./21Media