Një francez është nisur për të bërë një tur botëror me traktor

Një francez është nisur për të bërë një tur botëror me traktor

Mare Jardin i habiti të gjithë kur ndaloi në Turqi të enjten me mjetin e tij të udhëtimit dhe u dha vendasve se ishte nisur nga Franca dhe po shkonte drejt Indisë.

Jardin arriti në rrethin e Malkara në Tekirdag me traktorin e tij të shoqëruar me një rimorkio.

Udhëtari tha për gazetarët se nisi një tur nga Franca dhe kishte për qëllim të udhëtonte në gjithë botën.

Në rimorkio mban gjithçka që i duhet gjatë udhëtimit.

“Unë jam rrugës për Indi. Shpresoj të jetë një tur i bukur për mua. Më pëlqen kjo lloj jete,”-tha Jardin.

Pas disa orësh pushim, ai u nisi udhëtimin drejt Indisë.