Cak i hajnave pompa e derivateve

Cak i hajnave pompa e derivateve

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armëve ka ndodhur sot në orët e para të ditës, në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se hajnat kanë grabitur një shumë të parave.

“Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Grabitje e Armatosur. Rasti ka ndodhur në rrugën Lidhja e Pejës në Prishtinë, saktësisht në një pompë derivatesh, ku persona të dyshuar, maskuar nën kërcënimin e armës kanë arritur të grabisin një shumë të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti njoftoi se aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin./21Media