Dokumentari trajton gjendjen aktuale të të moshuarve

Dokumentari trajton gjendjen aktuale të të moshuarve

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), prezanton raportit të hulumtimit dhe shfaqjen e dokumentarit “Mos u plaksh”.

Sipas njoftimit prezantimi i raportit dhe dokumentarit bëhet sot në orën 13:00, në Kinemanë ABC, në Prishtinë.

“Ky raport trajton gjendjen aktuale të të moshuarve në Kosovë dhe ka për qëllim vetëdijësimin e shoqërisë ndaj kujdesit të tyre, pjesë e popullsisë e shpërfillur për një kohë të gjatë nga shoqëria në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e organizatës.