Shfaqet portreti gjigand i Putinit në Itali

Pranë portretit ishte shkruar “G20 2017”

Një portret gjigand i Presidentit rus, Vladimir Putin u shfaq në një fushë në Castagnaro, pranë Veronës në Itali.

Pranë portretit ishte shkruar, “G20 2017” dhe firma e artistit italian që krijon portrete të tokë, Dario Gambarin. Ai përdori një traktor për të krijuar protretin 135 metra të gjerë para takimit të nivelit të lartë të 20-es që mbahet në Hamburg më 7 dhe 8 korrik.

Në të kaluarën, ai ka bërë portrete të ngjashme të ish-Presidentit Barack Obama, ish-kandidates për Presidente, Hillary Clinton dhe Nelson Mandelës, ish-presidentit të Afrikës së Jugut.

Back to top button