Monodrama do të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës "Xhemajli Berisha" në Prizren

Monodrama do të shfaqet në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren

Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, të dielen do të jetë vendtakimi i të gjithë artdashësve, për të përcjellur premierën e monodramës “02.08.1944”, të autorit Edis Galushi.

“02.08.1944” trajton temën e viktimizimit të romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore në Kampin e Përqëndrimit në Auschwitz. Vetëm në këtë kamp thuhet se ishin burgosur afër 23 mijë romë. Nata e 2 Gushtit 1944 njihej si “zgjidhja përfundimtare” për romët në Auschwitz. Atë natë gjithsej 2 mijë e 989 romë ishin shfarrosur në dhomën e gazit.

Përmes rrëfimit personal të personazhit të shfaqjes tregohet trajtimi i tmerrshëm i romëve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore./21Media