Deri më tani kanë vdekur 20 persona

Deri më tani kanë vdekur 20 persona

Republika Demokratike e Kongos po përballet me një epidemi të re të etheve hemoragjike të Ebolas, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e 20 personave, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Epidemia e re kërcënon rajonin e Beninit (lindje), ndërkohë që epidemia e mëparshmja kishte prekur pjesën veriperëndimore të vendit, raporton ATSH.

“Në këtë fazë, nuk ka të dhëna që të tregojnë se këto dy epidemi, zonat e të cilave janë 2500 km larg, të kenë lidhje”, shkruan në një komunikatë ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga.

E njohur si një bastion i shumë grupeve të armatosura, provnica e Kivus së Veriut ka raportuar ditët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë 26 raste me ethe të shoqëruara me hemoragji, ku 20 kanë vdekur në këtë rajon.