Janë shfaqur pamjet finale të filmit më të ri bazuar në legjendën e mbretit Arthur

Janë shfaqur pamjet finale të filmit më të ri bazuar në legjendën e mbretit Arthur

Filmi i regjisorit të famshëm Guy Ritchie përfshinë një numër aktorësh të famshëm, si Charlie Hunnam, Djimon Hounsou, Aidan Gillen, Jude Law, Eric Bana e shumë aktorë tjerë. Vlen të ceket që pjesë e këtij filmi megjithëse në një rol të vogël do të jetë edhe legjenda e futbollit David Beckham.

Planet për këtë film kanë nisur qysh në fillim të vitit 2014, dhe filmimet kanë filluar në fillim të vitit 2015. King Arthur: Legend of the Sword do të shfaqet me datën 12 maj të këtij viti, dhe është filmi i parë në serinë e 6 filmave që janë planifikuar, shkruan rtv21.tv.

Xhirimet e filmit janë bërë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi, dhe buxheti për realizimin e tij ka qenë 102 milionë dollarë.

Në vazhdim mund të ndiqni pamjet finale para shfaqjes në kinema.

/21Media