Shia LaBeouf ka shfaqur filmin e tij më të ri në Britani të Madhe

Shia LaBeouf ka shfaqur filmin e tij më të ri në Britani të Madhe

Mund të themi se suksesi nuk ishte prezent për filmin e tij të ri në Britani të madhe, pasi filmi i pavarur “Man Down” shiti vetëm një biletë në një kinema në Burnley.

Fitimet e filmit për fundjavën e parë të shfaqjes i bie të jenë 8.70 dollarë, dhe edhe kritikat nuk ishin aq të mira, me një vlerësim prej 15% nga Rotten Tomatoes, shkruan rtv21.tv.

Në anën tjetër thuhet se “Man Down” ka mbledhur 454 mijë dollarë në muajin e parë të shfaqjes në Shtetet e Bashkuara. Filmi flet per një veteran të luftës që vuan nga depresioni pas kthimin nga Afganistani./21Media