Ambasada Franceze para publikut shqiptar jep  një shfaqje të jashtëzakonshme

Ambasada Franceze para publikut shqiptar jep  një shfaqje të jashtëzakonshme

Në kuadër të programit FranceDanse Orient Express, Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me teatrin Oda, do të  paraqesë  para publikut një shfaqje të dytë të vallëzimit bashkëkohor francez.

Shfaqja TORDRE, e Rachid Ouramdane e interpretuar nga vallëtaret Annie Hanauer dhe Lora Juodkaite do të jepet  të shtunën më 11 nëntor në ora 20:00 në Teatrin Oda në Prishtinë.

TORDRE është një shfaqje magjepsëse… Nga rrotullimet e thjeshta deri tek ato më të ndërlikuara, vallëtaret e Rachid Ouramdane na çojnë në një udhëtim marramendës.