Shfaqja “Gjymtimi” u përzgjedh për programin e Festivalit të Martin McDonagh

2 Gusht 2018

Martin Mc Donagh është dramaturg modern irlandez/britanik

Martin Mc Donagh është dramaturg modern irlandez/britanik

Shfaqja “Gjymtimi” e Teatrit Shqiptar me regji të Qëndrim Rijanit është përzgjedhur në programin e Festivalit Ndërkombëtar të Martin McDonagh në Perm të Rusisë.

Regjisori i shfaqjes “Gjymtimi”, Qëndrim Rijani në një intervistë të mëhershme kishte thënë se teksti i McDonagh paraqet pasqyrim të realitetit të pranishëm edhe në këto hapësira, me të gjitha mangësitë dhe problematikat, me të gjitha gëzimet dhe hidhërimet.

Rolet e kësaj shfaqje i interpretojnë aktorët e njohur të Teatrit Shqiptar, si : Adem Karaga, Amerins Nokshiqi dhe Luran Ahmeti.

Në tekstet e McDonagh është i shprehur brutaliteti, si një prej formave më të njohura.

Autori, Martin McDonagh, është një nga dramaturgët modern irlandez/britanik, tekstet e të cilit kanë marrë vazhdimisht vlerësime, kurse në shfaqjet me tekstet e tij kanë interpretuar aktorë me famë botërore. /21Media

Të ngjajshme