E frikshme

E frikshme

Si gjithmonë një sërë aktesh dalin para jurisë së “Got Talent” të përbërë nga: David Walliams, Simon Cowell, Alesha Dixon dhe Amanda Holden.

Krahas akteve të zakonshme të valleve dhe muzikës, garuesit që dolën kësaj radhe ishin shumë të veçantë, ata ishin vëllezërit rusë Vardanyan.

Vëllezërit 28 dhe 32 vjeç realizuan një akt tronditës që thyen rekordin, transmeton rtv21.tv.

Ata janë parë duke u qëndruar kokë me kokë të mbajtur vetëm nga majet e dy shpatave të mprehtë në gojët e tyre.

Megjithatë, përpjekja e tyre e parë i shkoi keq, duke provuar për herë të dytë.

Simon Cowell reagoi duke thënë se ky është akti më i rrezikshëm në çdo shfaqjeje të “Got Talent”.

“Kjo është gjëja më e rrezikshme që kam parë ndonjëherë”, tha ai.

Juria dhe publiku mbetën të shokuar me shfaqjen e dy vëllezërve rusë./21Media