Një patologji psikologjike siç është sadizmi përmes një personazhi

Një patologji psikologjike siç është sadizmi përmes një personazhi

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premiera e shfaqjes “Sodomdesadtopia” më 23 qershor me fillim nga ora 21:00.

Shfaqja e Dhurata Hotit vjen me regji të Kreshnike Osmanit. Në të do të luajnë aktorët Vedat Haxhiislami, Albulena Bardhi, Besart Zeneli, Adelina Xharrahu dhe Mehmet Preteni.

Shfaqja trajton një patologji psikologjike siç është sadizmi, përmes një personazhi i cili gjithashtu duke pasur pushtetin mbi vete abuzon në forma të ndryshme me të gjithë të tjerët nën pushtetin e tij. Fakti që një burrë sadist e me pushtet si ky, pranohet nga të tjerët si i tillë, rritë imaxhinatën dhe vetëbesimin e tij për të qenë ekstremisht brutal, e në këtë mënyrë duke ushtruar dhunë ndaj të tjerëve, duke keqtrajtuar e abuzuar arrin vetëkënaqësinë.
Shfaqja si e tillë ngërthen në vete çështje aktuale me ç ‘rast shpeshherë abuzohet me popullin në forma të ndryshme nga të pushtetshmit. Përkundër kësaj, duke qenë se nuk ndërmerren masa të mjaftueshme nga ana e popullit për t’u çliruar nga këto tortura, rrjedhimisht nënkupton nënshtrimin dhe të pajtuarit me mjerimin./21Media