Shi e vranësira sot dhe në vikend

Parashikimi i motit

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur mund të ketë edhe reshje shiu të intensitetit të dobët. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull e cila vende-vende mund të qëndrojë më gjatë. Temperaturat do të  lëvizin në mes  4 e 8 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

Edhe nesër pritet të kemi mot me vranësira, mirëpo, për dallim nga sot, ato më të theksuara do të jenë në orët e pasdites, kur mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat do të shënojnë ngritje, ato do të sillën në mes 7 e 11 gradë celsius.

Dita e dytë e fundjavës, po ashtu, parashihet të jetë ditë me vranësira. Pritet të ketë edhe reshje shiu të intensitetit të ndryshëm. Temperaturat do të sillën në mes 4 e 11 gradë celsius./21Media

Back to top button