Papunësia në Britani në shkallën më të ulët në 43 vitet e fundit

Papunësia në Britani

Shifrat zyrtare që janë publikuar gjatë ditës së sotme kanë shfaqur një rënie drastike të anëtarëve të Bashkimit Evropian që punojnë në Britani qysh nga viti 1997, duke vazhduar trendin e njëjtë nga votimi i Brexit-it në vitin 2016.

Këto figura shfaqin vende të shumta të lira të punës në Britani, duke dështuar që kjo të përkthehet në rritje rrogash.

Sipas të dhënave produktiviteti është rritur dukshëm qysh nga viti 2016. Shkalla e papunësisë ka rënë në 4 përqind në periudhën prill-qershor të këtij viti, shkalla më e ulët qysh nga viti 1975.
Rritje e pagës vjetore është ngadalësuar në 2.4%, shkalla më e vogël kjo në 9 muajt e fundit.

Ekonomia e Britanisë ka pasur një përmirësim gjatë këtyre muajve krahasuar me muajt e parë të vitit 2018, mirëpo ekspertët parashikojnë paqëndrueshmëri në ekonominë britanike kur shtetit i kanë mbetur më pak se 8 muaj para se të largohet nga Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button