Bibliotekat: Vendet ku ruhen kujtimet e botës

Bibliotekat: Vendet ku ruhen kujtimet e botës

Nëse ju ndani të njëjtin mendim si autori i librit ‘Bibliotekat më të mira në botë’ Massimo Listri dhe mendoni se parajsa është bibliotekë atëherë shikojeni parajsën në tokë.

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Biblioteca Apostolica Vaticana (Bibloteka e Vatikanit), Romë, Itali

Biblioteka e Vatikanit i ka rrënjët në shekullin 4 edhe pse përfundimisht është ndërtuar në shekullin 15. Si shumica e ndërtesave në Vatikan edhe kjo bibliotekë është paraqitje e ndikimit shpirtëror. Në të ndodhen dokumente që tregojnë shumë për historinë e njerëzimit, këtu ndodhet edhe dorëshkrimi më i vjetër i Biblës.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Stiftsbibliothek Kremsmünster (Bibloteka Kremsmünster Abbey), Austri

Biblioteka Kremsmünster Abbey është ndërtuar në vitin 777 para kohës sonë, në majë të një kodre. Si shumica e bibliotekave të kontinentit është rindërtuar në shekullin e 17 në stilin e barokut. Librat si intelektual dhe si kapital kulturorë janë vlerësuar si bizhuteri dhe prandaj në këtë kohë janë ruajtur ne kuti të bizhuterive.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Biblioteca Statale Oratoriana dei Girolamini (Bibloteka Girolamini Library), Naples, Itali

Biblioteka Girolamini është pjesë e një kompleksi ë madh të ndërtuar nga rendi fetar i Oratorianëve. Vëllimi i madh i librave të bënë të kuptosh se kjo bibliotek është vend për studime të larta, kërkime dhe shtëpi e njohurisë. Kjo gjithashtu ka një koleksion të gjerë të muzikës pasi që Oratorianët besonin në rëndësinë e muzikës.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Bibliothèque Sainte-Geneviève (Bibloteka Sainte-Geneviève), Paris, Francë

Ndërtesa e tanishme e bibliotekës është krijuar nga arkitekti Henri Labrouste dhe është hapur në vitin 1851. Dhoma e leximit është e ndërtuar si një katedrale e kohës industriale. Në këtë ndërtesë është instaluar ndriçimi i parë me llampa gazi.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Klosterbibliothek Metten (Bibloteka Metten Abbey), Germani

Biblioteka është hapur në kohën e mbretit Ludwig I i Bavarisë, është ndërtuar në mënyrë madhështorë. Në tavanin e dhomës së leximit ndodhen figura të ndryshme.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Stiftsbibliothek Sankt Gallen (Bibloteka Saint Gall Abbey), Shën,Gallen,Zvicër

Për një kohë të gjatë biblioteka Shën Gall Abbey ka qenë një prej qendrave më të rëndësishme në Europën Qëndrore. Ndërtesa është ndërtuar në shekullin e 7 nga prifti irlandez Gallus i cili njihet si një prej priftërve me pëlqyeshmërin më të madhe në lexim.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Stiftsbibliothek Admont (Bibloteka Admont Abbey), Austri

 Biblioteka Admon Abbey është një prej bibliotekave që ka kontribuar mjaft shumë në zhvillimin kulturor për po thuaj se një mijëvjeçarë. Është biblioteka më e madhe fetare në botë, është hapur në vitin 1074 dhe ruan libra që nga ajo kohë. Për momentin kjo bibliotekë ruan mbi 1400 dorëshkrime ku më e reja prej tyre daton në shekullin 8.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Strahovská Knihovna (Bibloteka Strahov Monastery), Prag, Çeki

 Strahov Monastery është ndërtuar në vitin 1143 dhe i ka mbijetuar zjarrit, luftërave dhe përmbytjeve.

 

(Credit: Massimo Listri/Taschen)

Bibloteka e Kolegjit Trinity, Dublin, Irland

Kjo bibliotekë është ndërtuar nga Elizabeta e I në vitin 1592. Në biblotek janë të vendosu buste të personaliteteve të ndryshme, si të Oscar Wilde dhe Samuel Beckett( të dy kanë përdorur këtë biblotekë). /21Media