Gjyshja guximtare

Gjyshja guximtare

Një grua 81-vjeçare u përball me një hajdute që u përpoq t’i vidhte paratë e pensionit derisa po i tërhiqte nga bankomati.

Dhe pamjet e pabesueshme tregojnë gjyshen, Doreen Jones, e cila përballet me hajduten dhe e detyroi të largohej me vrap.

Ajo nuk priste që unë të reagoja ashtu. Hajdutja priste një grua të dobët, por zgjodhi personin e gabuar“, tha Jones.

Pensionistja i tha hajdutes që ta linte vetëm, por ajo u fut para Doreen dhe u përpoq ta vidhte.

Tërheqja e befasishme përfundoi duke ikur nga skena në Birmingham me duar të zbrazura falë heroizmit të Doreen, raporton The Sun, përcjell rtv21.tv

Duke folur në Crimewatch Roadshow të BBC-së, Doreen tha:” Jo, nuk do t’i keni paratë e mia, kam punuar shumë për këtë. Ajo filloi të bërtas. Unë nuk e di pse ajo po bërtiste, unë isha që duhet të bërtisja dhe të qaja“.

Policët tani kanë publikuar pamjet në një përpjekje për të kapur të dyshuarin femër pas tentativës së grabitjes më 20 maj rreth orës 10:20.

Doreen tani ka mbetur e traumatizuar dhe nga atëherë ka pësuar dy sulme në zemër./21Media